Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Policore të Shqipërisë

më shumë

Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës

Siç është definuar në Rregulloren 2005/54, Inspektorati Policor i Kosovës është themeluar si organ ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Inspektorati Policor i Kosovës përbëhet nga Kryeshefi ekzekutiv dhe nga zyrtarët për inspektim, të cilët janë nëpunës civilë dhe plotësisht të pavarur nga Policia e Kosovës.

Këta zyrtarë janë të pajisur më një varg kompetencash për të hyrë dhe inspektuar stacionet dhe departamentet policore, për t’i intervistuar policët e të gjitha gradave, për t’i mbledhur të dhënat për mënyrën e kryerjes së detyrave, për t’i hetuar ankesat disiplinore dhe aty ku është e domosdoshme edhe për t’i konfiskuar dokumentet policore.

Cili është qëllimi i IPK-së?

Inspektorati Policor i Kosovës është mekanizëm i pavarur për mbikëqyrjen e policisë dhe ka dy funksione kryesore; inspektimin e mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë së Kosovës në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi, si dhe për ta bërë hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të keqe të policëve të PK-së pa dallim grade.

Në çdo vit kalendarik IPK-ja paraqet një raport të thelluar për mënyrjen e kryerjes së detyrave nga ana e PK-së, duke përfshirë edhe analiza e rekomandime të hollësishme në reformat organizative. Kjo i mundëson Ministrisë së Punëve të Brendshme që duke qenë plotësisht e informuar të merr vendime ndaj politikave që kanë të bëjnë me çështjet policore në Kosovë, si dhe e ndihmon bashkësinë ndërkombëtare në vlerësimin e kryerjes së detyrave nga ana e PK-së.

Përveç kësaj, IPK-ja i përgatitë dosjet e rasteve lidhur me ankesat formale për sjellje të keqe dhe i përcjellë rekomandimet sipas nevojës, ose ndryshe, për një shqyrtim disiplinor nga Komisioni për Emërime të Larta Policore dhe Disiplinore (KELPD).

Si do t’i ndihmojë IPK-ja Policisë së Kosovës?

Policia e Kosovës është organizata më e re dhe është njëra nga modelet më të mira të “policisë demokratike” në rajon. Megjithatë, PK është ende duke u zhvilluar. Inspektorati Policor i Kosovës do t’i ndihmojë PK-së në zhvillimin e tij si institucion demokratik. Do ta bëjë këtë duke i aplikuar standardet evropiane policore, duke e vlerësuar punën e menaxherëve të PK-së, derisa këto standarde janë të definuara në Kodin Evropian të Etikës Policore.

Asnjë organizatë policore në rajon nuk e ka mënyrën e njëjtë të vlerësimit të punës në këtë mënyrë dhe IPK-ja do t’i ndihmojë menaxherëve të PK-së në sigurimin e pajtueshmërisë me standardet e Këshillit Evropian.

Kush ka kompetencë ekzekutive mbi Inspektoratin Policor të Kosovës?

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor ka kompetencë të plotë ekzekutive dhe i përgjigjet Ministrisë së Punëve të Brendshme. Personeli i OSBE-së është përgjegjës për themelimin dhe implementimin, si të fazës së ndërtimit të institucionit, pastaj fazës së ndërtimit të kuadrove, si dhe në monitorimin e punës së IPK-së.

IPK-ja do të funksionojë si mekanizëm mbikëqyrës i policisë dhe është plotësisht i pavarur nga PK-ja. Pavarësia e IPK-së do të jetë kusht thelbësor në ruajtjen e besimit të popullatës në PK-në si një organizatë profesionale, që bazohet në parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Roli i IPK-së nuk duhet të kuptohet si negativ nga  policët e PK-së, ose si ndërhyrje e padëshirueshme në veprimet policore. Inspektimet kanë për qëllim që të arriijnë vetëm rezultate pozitive. Në çdo vit kalendarik, puna e inspektimeve do të rezultojë me një raport vjetor të mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e PK-së.

Analizat e thukëta të veprimeve menaxheriale, që identifikojnë anët pozitive dhe negative dhe bëjnë rekomandime praktike e reale lidhur me ndryshimet që mund ta përmirësojnë mënyrën e kryerjes së detyrave në të ardhmen. Vendimi për të vepruar ndaj këtyre rekomandimeve qëndron te Komisioneri dhe ata do ta ndihmojnë atë në detyrat për zhvillimin e mëtejmë të organizatës.

Përgjegjësia e IPK-së për t’i hetuar ankesat e rënda për sjellje të këqia duhet të shikohet në pikëpamje pozitive. Puna e IPK-së do ta ndihmojë PK-në që t’i demonstrojë popullatës se është plotësisht e përgjegjshme dhe se ankesat për sjellje të këqia do të hetohen në mënyrë të drejtë nga një organ i pavarur dhe jo nga policët tjerë.

Inspektorati Policor i Kosovës do të sigurohet se të drejtat e policëve që akuzohen për sjellje të keqe respektohen, duke zbatuar mënyrën rigoroze dhe parimin se një polic është i pafajshëm derisa nuk shpallet fajtor. Për këtë shkak IPK-ja nuk do të hyjë në kompetencat ekzekutive të Komisionerit apo të ndonjë zyrtari të lartë të PK-së. Nuk do të hyjë gjithashtu në kompetencat e PK-së për punët operative policore.
Në vend të kësaj IPK-ja do t’u ndihmojë menaxherëve të PK-së t’i përmirësojnë mënyrat në të cilat ata arrijnë tri qëllime:

 Efektshmërinë; duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur;
 Pajtueshmërinë; duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në pajtueshmëri të plotë me ligjet e aplikuara dhe standardet evropiane;
 Zotësinë; duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në mënyrën më fitimprurëse, duke ua bërë të ditur punën e policëve taksapaguesve të Kosovës.

Kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor tė Kosovës

Tel:
Email:
Adresa:
Web: